Aktualitet

Velipojë/ Shpërthimi i bombolës, humb jetën dhe nëna e vajzave, një i mbijetuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 16/09/21 |
mapo.al

Thellohet më tej tragjedia që goditi familjen Gjoka pas shpërthimit të bombolës së gazit në një hotel në Velipojë.






Mësohet se tashmë ka ndërruar jetë edhe Alketa Gjoka, nëna e vajzave që humbën jetën më herët për shkak të plagëve të marra.


Tani i vetmi i mbijetuar mbetet djali i vogël i familjes i cili është në gjendje kome.







Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit në Velipojë.



Sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.



Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 4 korrik kur hoteli 3 katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët.

Në momentin e shpërthimit nuk kishte turistë në godinë, por flakët qenë fatale për nënën dhe vajzat e saj.

Plagëve të marra nga flakët nuk mundi t’u mbijetojë Danjela Gjoka 19-vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe. Ende gjallë është vetëm Enriku 12 vjeç.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas