Zona e Malikolajt të Velipojës në sipërfaqen e pyllëzuar është përfshirë e tëra nga flakët.
Ndërkohë nuk kanë mundur të vijnë në ndihmë as zjarrfikëset pasi është një terren i vështirë malor.
Në zonë po ndërhyjnë punonjësit e Zonave të Mbrojtura për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkëpunim me Emergjencat Civile në prefekturën e Shkodrës.