Aktualitet

Veliu nxori videon e saj me pistoletë, nëna e adoleshentit të dhunuar: Prapaskena filmi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:41 - 29/05/20 |
mapo.al

Nëna e adoleshentit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial rreth dy javë më parë, Zajda Çobo, përmes një prononcimi për mediat deklaroi se është ndjerë e tmerruar nga video që ka nxjerrë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ku ajo shihej me një psitoletë në dorë.


Çobo tha se përgënjeshtron gjithcka dhe se pamjet ishin marrë në rrjetin e saj social, teksa po xhironte një film.


“Jam ndjerë e tmerruar. E kam telefonuar drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe ai nuk ma ka hapur telefonin. Veliu ka cënuar figurën time në mënyrë ekstreme.


Kjo është skenë filmi. Video është bërë në një prapaskenë filmi që kam realizuar. Video është realizuar në vitin 2018. Gjendet në FB tim. I bie që ka gërmuar kaq shumë në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj se me çfarë të drejtë e publikon atë video. Çështjen do ta coj në gjykatë”, tha Çobo.


Zajda Çobo vlerësoi më tej se fëmija i saj ka qenë brenda orarit të përcaktuar nga qeveria për të dalë jashtë banesës gjatë kohës së karantinës.

“Nuk mund t’i quaj policë ata persona. Policët i kërkonin fëmijës tim kartën e identitetit dhe ai tha se nuk e ka sepse nuk i ka mbushur 18 vjec.

Dua mbrojtje nga SHÇBA, nga Avokati i Popullit, nga Shoqatat e të Drejtave të Fëmijëve. Është e pavërtetë që djali im të ketë dalë jashtë orarit të caktuar për Covid-19. Unë do kërkoj të drejtën e djalit tim deri në fund. Tani ndihet më mire”, u shpreh Çobo.

LEXO EDHE: 

Dhunimi i 15-vjeçarit/ Ardi Veliu tregon videon e mamasë së të miturit: Shikoni se nga çfarë familje vjen

PD: Ardi Veliu të shkarkohet, justifikoi me sajesa dhunën ndaj të miturit


Etiketa: , , , ,

Pas