Aktualitet

Veliu kërcënon “Security”-it: Punonjësit të mos shkojnë në protestë






               Publikuar në : 13:41 - 24/05/19 |
mapo.al

Në një urdhër të paprecedentë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u ka kërkuar shoqërive private të sigurisë, që të mos lejojnë punonjësit e tyre të shkojnë në protestë. Letra mban datën 21 maj, vetëm 4 ditë para protestës së 25 majit.


Në këtë letër Veliu u kërkon Drejtorive Vendore të Policisë, që të deklarohen pronat që ruhen nga shoqëritë private dhe të theksohet se nuk ka kultivim kanabisi. Në pikën nr.2 të letrës, Drejtori i Policisë thotë se ndalohet pjesëmarrja në protestë për punonjësit e shoqërive private të sigurisë.

Nga ana juaj të qartësohen titullarët e subjekteve, drejtuesit teknikë dhe punonjësit e shërbimit SHPSF, se ndalohet pjesëmarrja e tyre në protestat që organizohen në vend”, – theksohet në letrën drejtuar Drejtorive Vendore të Policisë.

Pjesëmarrja në protestë është një e drejtë kushtetuese dhe nuk ka rëndësi vendi se ku punon. Është hera e parë në vend që punonjësve të shoqërive private u kërkohet që të mos dalin në protesta, madje me një letër zyrtare të firmosur nga Drejtori i Policisë Ardi Veliu.

Madje shoqëritë private kërcënohen se do t’ju hiqet licenca nëse punonjësit do marrin pjesë në protestë. “Për rastet që do evidentohen me probleme, të propozohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për heqjen e licencës së subjektit SHPSF-së”,- thuhet në letrën e Ardi Veliut.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas