Aktualitet

Vëllai i 71-vjeçarit të ekzekutuar nga RENEA: Enigmë! Lefteri s’kishte lidhje me armët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:12 - 25/09/20 |
mapo.al

Vëllai i viktimës Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua dje nga RENEA, ka folur për ngjarjen e rëndë, dhe të shkuarën e 71-vjeçarit.



Në një intervistë për ABC News, Thanasi u shpreh se Lefteri nuk ka patur të bëjë asnjëherë me armë, si dhe nuk ka ngacmuar kurrë askënd.


“Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këta gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruan dhe vajzën. Dhe u habitëm dje kur e pamë në televizor. Ai nuk ka pasur të bëjë fare asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997-ën dhe nuk pati asnjë problem”, shprehet në fillim të intervistës Thanasi.




Thanasi foli për të vëllain nga Elbasani, ku ka shkuar nga Saranda për t’i tërhequr trupin.



****


A ju ka shfaqur ndonjë problem?

Para katër ditësh ka komunikuar motra ime dhe më tha se ishin shumë mirë. Më tha që kishte folur me vëllanë, nusen dhe vajzën. Kishin folur në telefon, ishin duke qeshur. Edhe motra ime vuri duart në kokë dje dhe gjithçka është enigmë. Ai ka qenë shumë i duruar me njerëzit.

Ku mund ta ketë gjetur armën?

Nuk e di, kjo puna e armës mua s’më hyn fare në tru. Nuk di të them për këtë. Nuk ka pasur kundërshtarë këtu dhe nuk ka ngacmuar njeri.

Bashkëshortja kur ka shkuar në polici, ka deklaruar se nuk kishte armë në shtëpi?

Nuk mund të them asgjë. Të jetë ndonjë lojë? Asnjëherë s’ka pasur armë. Ka katër djem dhe vajzën pesë. Vajzën e ka me këtë gruan. Ka pasur një fat të keq. Ka pasur një djalë me gruan e parë, ajo u sëmur, vdiq. U martua me një tjetër dhe patën tre djem. Kjo ishte martesa e tretë. Për mua ishte punëtor që nuk kishte kohë që të merrej me këto gjëra. Nuk ka pasur punëtor si Lefteri.

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas