Kuvendi ka zgjedhur në seancën e parë plenare për vitin 2020 kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me 98 vota pro është zgjedhur në këtë post Artur Metani. Mazhoranca ka bashkuar votat me opozitën e re, duke çuar në krye të ILD, një njeri me lidhje të forta në PS.
Metani ishte renditur i pari në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar Kuvendit. Edhe kësaj radhe Kuvendi nuk ka surprizuar, duke zgjedhur të parin në listën e KED, ashtu siç bëri me kryeprokurorin, duke zgjedhur të parin në listën e KLD, Olsian Çelën.
Artur Metani është vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni, e cila nuk ka marrë pjesë në votim, për shkak se ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit.
Deputetja e PS, Eglantina Gjermeni
Zgjedhja e tij pritet të sjellë reagime të forta nga opozita e cila do ta shohë si vazhdimësi të “kapjes së sistemit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama”.
LEXO EDHE:
Vëllai i deputetes në krye të ILD, Vasili-Ruçit: Zgjidhni vëllezër e kunetër…