Bota

Vëllai i Kim Jong Un u vra se ishte informator i CIA-s






               Publikuar në : 15:00 - 11/06/19 |
mapo.al

2 vjet pas vrasjes së gjysmë vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në aeroportin e Malajzisë kanë dalë në dritë detaje të reja. Sipas gazetës “Wall Street”, Kim Jong Nam u ekzekutua pasi ishte një informator i CIA-s. Gazeta tregon se këtë informacion e ka marrë nga një person që ka pasur dijeni për çështjen, pa e identifikuar atë. CIA nga ana tjetër refuzoi të japë një koment për rastin në fjalë. Zyrtarë nga Koreja e Jugut dhe SHBA akuzuan autoritetet koreanoveriore se urdhëruan vrasjen e Kim Jong Nam pas ishte kritik ndaj regjimit të dinastisë së tij. Peniani i mohoi këto akuza. Kim Jong Nam u vra nga dy femra në aeroportin e Kuala Lumpur në shkurt të vitit 2017 të cilat i hodhën në fytyrë një lloj lënde kimike të ndaluar.



Etiketa: , , ,

Pas