Aktualitet

“Vende pune për të rehatuar patronazhistët” – Meta: 25 prilli kundër fuks-shtetit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:42 - 19/04/21 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar sërish për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa dënon blerjen e votës, Meta shprehet se punësimi nga Partia-Shtet siç ai e konsideron i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor






“Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.


Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë”, shkruan Meta.





Presidenti Meta thekson se shteti ka hapur 10 mijë vende pune në administratën publike pa asnjë vlerë sipas tij, por me synimin e vetëm për të “rehatuar” patronazhistët, por nga ana tjetër dhjetëra mijëra persona kanë humbur vendin e punës në sektorët prodhues.

Lexo edhe :  Nisma për shkarkimin e Metës, Lubonja: Do thellonte më shumë diktaturën


Më tej ai shton se 25 prilli është Referendum popullor për të rivendosur rendin dhe shtetin e së drejtës.



Statusi:

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT!

Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.

Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.

Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!

Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve.

Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas