Aktualitet

Vendet e BE-së nisin vaksinimin e adoleshentëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:25 - 01/06/21 |
mapo.al

Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Evropian që bëjnë një gjë të tillë. Komisioni Evropian miratoi të hënën përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.






Drita jeshile u dha një javë më herët nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Tani, secili nga 27 vendet anëtare të BE-së mund të vendosë nëse do ta zgjerojë ose jo fushatën e vaksinimit me përfshirjen e adoleshentëve.


Duke mos humbur shumë kohë, kryeministri rumun, Florin Citu, tha se fëmijët 12 vjeç e lart mund të fillojnë vaksinimin nga 1 qershori. Ngjashëm tha edhe Qeveria e Italisë.







Vendet e tjera në Evropë pritet të ndjekin shembullin, megjithëse disa mund të vazhdojnë t’u japin përparësi në vaksinim të rriturve dhe fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilat i bëjnë ata më të cenueshëm nga koronavirusi. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja e kanë miratuar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.




Edhe SHBA-ja, edhe Evropa janë të etura për të përshpejtuar tutje vaksinimin, i cili tashmë ka zvogëluar normat e infeksionit dhe ka çuar në rihapjen e ekonomive. Gjysma e të rriturve amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.



Franca hapi të hënën vaksinimin për këdo që është 18 vjeç e lart. Ky vendim u mor më herët seç ishte planifikuar fillimisht, pasi gati gjysma e popullsisë së rritur franceze ka marrë së paku një dozë të vaksinës dhe më shumë se 20 për qind janë vaksinuar plotësisht.

Nga 7 qershori, edhe Gjermania pritet të hapë vaksinimin për të gjithë të rriturit. Por, pavarësisht zhvillimeve pozitive në të dyja anët e Atlantikut, koronavirusi mbetet kërcënim i madh në disa vende.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas