Aktualitet

Vendi bosh në fletën e votimit, PS ende pa zëvendësues për Bashkim Finon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:29 - 01/04/21 |
mapo.al

Partia Socialiste nuk ka vendosur ende se kush do ta zëvendësojë Bashkim Finon i cili u nda nga jeta për shkak të Covid, në listën e Fierit.





Siç mund ta shikoni dhe në fletën e votimit për këtë qark, fletë kjo që u miratua sot nga KQZ, numri katër ku ai ishte renditur është lënë bosh.


Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve ka miratuar më në fund fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.





Një ditë pasi Komisioni Rregullator e cilësoi veten jo kompetent, Ilirjan Celibashi ka miratuar modelin e fletës e cila përmban emrin e partisë, logon dhe numrin, si dhe listën e kandidatëve sipas qarkut.



Varianti nuk merr parasysh kërkesat e PS ndërkohë që PD ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin.


Fleta e votimit do të jetë në përmasat. 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale.

Lexo edhe :  25 prilli - Pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve, ja ku po heton opozita

Madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark. Ajo që ndryshon është madhësia e shkrimit.

Emrat e kandidatëve  në kryeqytet do të jenë me germa më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

Fleta votimit për qarkun Fierit: 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas