Aktualitet

“Vendi, humbi 8 vite prej Ramës” – Basha: Sot siguruam fitoren e Shqipërisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:50 - 24/02/21 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale, pas arritjes së marrëveshjes për koalicionin parazgjedhor, me 14 parti opozitare.





Basha thekson se sot kanë siguruar fitoren e Shqipërisë. Kryedemokrati Basha thotë se Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.


Ai shton se me ‘Aleanca për ndryshim’, Shqipëria fiton.




Statusi i Bashës


Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës.


Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.

Lexo edhe :  Basha me shoqatën e fasonëve: Mbështetje për produktet 'Made in Albania'

Ka ardhur koha të ndryshojmë.

Sot siguruam fitoren e Shqipërisë.

Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores.

Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton! 🇦🇱✌️🇦🇱✌️🇦🇱✌️🇦🇱

LEXO EDHE:

Superkoalicioni – 14 partitë opozitare që bashkohen në listën e përbashkët

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas