Wednesday, March 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vendi i stadiumit të klubit të Beckham përmban ndotje toksike, jepet alarmi

by ro ot
20/08/2019
in Sport
0

Zona e propozuar për stadiumin e Inter Miami, skuadrës së re, që do t’i bashkohet MLS, me pronar David Beckham, është shumë më toksik sesa pritej më parë, sipas një studimi të fundit. Aty është konstatuar ndotje arsenike më e madhe sesa pritej. Mostrat e ndotura të tokës paraqesin “rrezik fizik” për njerëzit. Ky studim i çështjeve mjedisore, që ka përfshirë edhe vendndodhjen e propozuar të stadiumit, si pjesë e një kompleksi komercial prej 1 miliard dollarësh, i ka ngatërruar jo pak punët.

Klubi dhe administrata lokale e qytetit janë duke negociuar kushtet e një qiraje 99-vjeçare të tokës, ku do të lejohet Inter Miami të ndërtojë kompleksin në fjalë, që do të përfshijë stadiumin 25.000 vendesh, një hotel, zyrë, qendër tregtare dhe fusha stërvitjeje futbolli, pa harruar vendet për parkim. Kjo zonë, në pronësi të qytetit, është e mbushur me ndotje, sipas analizës së klubit. Testet përkatëse kanë zbuluar se nivelet e kontaminimit janë në dyfishin e kufirit të lejueshëm për arsenikun, ndërsa tejkalojnë edhe kufijtë ligjorë të bariumit dhe plumbit.



Zyrtarët e Inter Miami vlerësuan më parë se pastrimi i mbetjeve të tilla toksike do të kushtonte afro 35 milionë dollarë, por drejtuesit e pushtetit vendor thonë se për këtë gjë nevojiten më shumë se 50 milionë dollarë. Inter Miami do të fillojë të luajë në MLS vitin 2020, duke pasur si shtëpi të përkohshme Fort Lauderdale, deri në përfundimin e pritur të stadiumit të vet, më 2022. Klubi i Beckham ka nënshkruar me tre lojtarë, përpara sezonit të tij inaugurues: sulmuesi Julian Carranza, mesfushori Matias Pellegrini dhe mbrojtësi Christian Makoun./telesport.al/

Tags: Beckhammbetje toksikestadiumvendi

JU SUGJEROJME

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023
Sport

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023

11/02/2023
Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham
Sport

Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham

11/02/2023
Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea
Sport

Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea

09/02/2023
Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën
Sport

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën

08/02/2023
Next Post
“Thirdlove”, sytjena për çdo lloj trupi

“Thirdlove", sytjena për çdo lloj trupi

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In