Aktualitet

Vendi nën ndikimin e të nxehtit afrikan, temperatura 39 gradë






               Publikuar në : 08:30 - 23/07/19 |
mapo.al

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vala e të nxehtit Afrikan e cila do të kushtëzojë në vendin tonë nga moti me temperatura të larta.

E Martë 23 Korrik 2019


E Martë dt 23 Korrik 2019 moti do të jetë me kthjellime përgajtë Ultësirës perëndimore. Në zonat malore vranësirat do të shfaqen të pakta deri mesatare ku nuk do të përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 17/33°C
Zonat e ulëta 19/39°C
Zonat bregdetare 22/35°C

E Mërkurë 24 Korrik 2019

E Mërkurë dt 24 Korrik 2019 moti do të mbetet me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 18/33°C
Zonat e ulëta 20/39°C
Zonat bregdetare 22/35°C


Etiketa: , ,

Pas