Kryesore

Vendim i Kolegjit Zgjedhor, PD: I ndikuar politikisht nga partia në pushtet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 29/03/21 |
mapo.al

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, reagon pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të mos pranuar vendimin e mëhershëm të KAS për listën me 222 kandidatë të PD.





Kaso shkruan në Facebook se ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.


“Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet“, thuhet në reagimin e Ivi Kasos.





Deklarata
Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.



Lexo edhe :  "Parregullsi të rënda" - PD i kërkon KQZ-së pamjet filmike gjatë numërimit

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.


Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë.

LEXO EDHE: 

Kolegji Zgjedhor rrëzon KAS – PD me 153 kandidatë më 25 prill

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas