Aktualitet

“Vendim i padrejtë”-Rama reagon për humbjen në arbitrazh e sulmon Metën dhe PD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:56 - 02/04/21 |
mapo.al

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.






Rama ka thënë se ky është një vendim i padrejtë i arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare.


Ndërkohë Rama ka hedhur akuza ndaj Metës dhe PD-së, të cilët më herët kanë reaguar kundër tij për sa i përket humbjes së gjyqit, ku Shqipërisë do I duhet të paguaj 110 milionë euro.





Më tej Rama shton se Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj sipërmarrësit.



Postimi i Ramës:


“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!” shkruan Rama.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas