Pas Skënder Brucajt një tjetër kandidat është tërhequr nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Bëhet fjalë për kryetarin e këshillit të përgjithshëm të KMSH, Islam Hoxha. Vendimi i papritur për tërheqjen nga gara, është bërë vetëm pak orë para nisjes së procesit të votimit për kreun e ri të Komunitetit Mysliman. Islam Hoxha ka doërzuar dorëheqjen nga kandidimi. Në garë tashmë mbeten vetëm 3 kandidatë, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, Myftiu i Tiranës dhe Gramos Blliku, Myftiu i Lushnjës. Do të jenë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë do të zgjedhin kryetarin për një mandat 5-vjeçar. Rezultatet e votimit pritet të bëhen sot publike.