Aktualitet

Vendimet e Këshillit Bashkiak të Tiranës/ Ina Zhupa: Të paligjshme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:26 - 03/05/19 |
mapo.al

Këshilli i Bashkisë së Tiranës votoi sot kalimin e disa pronave publike tek subjektet private, me 30 votat e të majtëve dhe PDIU-së.



Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së kanë denoncuar se vendimi është i jashtëligjshëm, pasi nuk janë plotësuar 3/5 e votave, pra 37 këshilltarë.


Lidhur me këtë ka reaguar dhe zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila deklaron se Veliaj e kishte me ngut dhënien e pronave publike te privati.




Reagimi i Zhupës:



Nga dashamirësia për oligarkët mo, nga dashamirësia- do thoshte Erion Veliaj për shkeljen ligjore që bëri sot kur morën vendimet në Këshillin Bashkiak.


Gjatë mbledhjes, Këshilli Bashkiak ka votuar kalimin e pronave të Bashkisë tek privati me shumicë të thjeshtë votash kur në të vërtetë nevojiten 37 vota.

6 projektvendimet e para u votuan me vetëm 30 anëtarët e maxhorancës, kur në fakt vendime të tilla merren vetëm me 3/5 e këshilltarëve, pra me 37 vota.

Lexo edhe :  "Familja ime s'ekziston për këtë shtet" - Dëshmia e kryefamiljarit invalid që jeton në rrënoja

E kishin me ngut dhënien e pronave publike te privati sepse janë të qartë që Veliaj i ka ditët e numëruara në krye të bashkisë dhe në shërbim të oligarkëve.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas