Rektorati i Universitetit të Tiranës reagoi me një vendim ditën e premte, duke u bërë thirrje studentëve që të rikthehen në proces mësimor.
“Garantojmë të drejtën e studentëve për zhvillimin normal të procesit mësimor duke respektuar nga ana tjetër edhe të drejtën e tyre për të protestuar”.
“Rektorati vendosi të marrë masa që të garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, nëpërmjet zëvendësimit të orëve mësimore të parealizuar duke përshtatur strukturën akademike”.
“Rektorati vendosi të marrë masa dhe të urdhërojë të gjithë strukturat e Universitetit të Tiranës për shtyrje të afatit të pagesës së tarifave dhe për shtyrjen e procedurave të amrrjes së dokumentacionit për përfitim burse dhe të studentëve të kategorive të veçanta”.
“Të marrë masa për ngritjen e grupit të punës me përfaqësi nga secila njësi kryesore dhe të ftojë studentët të jenë pjesë e tij në përgatitjen dhe realizimin e një plani veprimi në shërbim të përmirësimit të veprimtarisë së Universitetit të Tiranës në tërësi dhe veçanërisht në çështjet që lidhen me mësimdhënien, kërkimin shkencor, administrimin dhe transparencën e të gjithë aktivitetit të institucionit”.