Aktualitet

Vendimi/ 15 minuta pushim për çdo dy orë punë përpara kompjuterit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:45 - 12/07/21 |
mapo.al

Punonjësit në shtet, entet publike dhe në institucionet e sektorit publik, të cilët çdo ditë punojnë përpara kompjuterit, do të duhet të pushojnë 15 minuta pas dy orësh punë ose të bëjnë punë të tjera që nuk lidhen me kompjuterin, sipas një vendimi të Gjykatës Administrative në Greqi.






Gjykata Administrative liroi nga akuzat një punonjës që punonte në një spital shtetëror në Greqi. Punonjësi filloi punë në departamentin e kontabilitetit të një spitali në Atikë në janar të vitit 2018.


Pas largimit nga puna, ai apeloi në Gjykatën Administrative duke argumentuar se menaxhimi i spitalit gjatë gjithë këtyre viteve që ai kishte punuar, nuk ishte në përputhje me legjislacionin Europian dhe Grek për “sigurinë në punë dhe mbrojtjen e shëndetit të punonjësve” .

Ai gjithashtu tha se kishte punuar 60 minuta më shumë duke mos marrë pushimin që i takonte midis orëve. Punonjësi kërkoi dëmshpërblim për dëmin moral që pësoi “për shkak të sjelljes së paligjshme të spitalit”.



Sipas gjykatës, punëdhënësi nuk arriti të respektojë nenin 398/1994 për standardet e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve.



Gjithashtu gjykata tha SE punonjësi në fjalë duhej të merte dëmshpërblim për orët shtesë që ka punuar dhe dëmin moral.

Paaftësia e spitalit për të rregulluar orarin e pushimit dhe për të marrë masat e nevojshme mbrojtëse dhe parandaluese për punonjësit përbën rrezik për shëndetin e punonjësve.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas