Kronika

Vendimi: Apeli lë në burg gjyqtarin që i kërkoi favore seksuale të divorcuarës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:50 - 25/01/19 |
mapo.al

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani.


Ata u përfshinë në një skandal pak javë më parë pas një investigimi të një emisioni ivestigativ dhe denoncimit të një nëne të divorcuar, e cila kishte deklaruar se gjyqtari i kishte kërkuar seks dhe para’ për t’i dhënë kujdestarinë e vajzës.



Psikologia Meçani luante rolin e sekseres.


Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pjesë nga kamera e fshehtë e bërë nga denoncuesja në bashkëpunim me emisionin investigativ:

Gjyqtari Roland Hysi:  Kush ka besim te mua, ka fituar botën. Kam qenë 25 vjeç kryetari i Gjykatës së Bajram Currit…,kam qenë 25 vjeç,…. 93 -’95 dhe kur bridhja me 4 varëse floriri …. dhe kur bëja stërvitje dhe kur i kisha të gjitha …, e di si më rrinin nga mbrapa…? Në këmbë. Unë i trajtoj njerëzit si zyrtar dhe tërë jetën më kanë ardhur nga mbrapa më luteshin edhe sot e kësaj dite të njëjtën gjë kam…Më dëgjo një çikë Landin! Vetëm më dëgjo..! Të q… dhe më beso për këtë…! Të q…të gjithë më luten! Të të garantoj! Jam një mashkull i devotshëm, jam një mashkull potent dhe me autoritet!…

Nga ty, çfarë dua unë, në kuptimin e mirë të fjalës?! Ti rri rehat, mos më thuaj asnjë gjë! Atë, që e ndjen…,e di pse po ta them? Se do ndihesh më rehat. Fryj! Nxirre atë stresin! Jetoje me kënaqësi momentin! Të lutem… shijoje jetën! E di sa më vijnë mua? E kam shkelur botën më shpejt, para teje unë. Kam qenë në ‘94  në Holandë, Roterdam. Kam pas lekë më shumë se sa mund të kenë të gjithë shqiptarët bashkë. Ti, do të bësh qejf me mua?

Denoncuesja: Më ke thënë: Ta di ngjyrën e reçipetave!

Gjyqtari Roland Hysi: Jo! Ta thashë për tjetër gjë…,mua s’më shpëton asnjë gjë, të thashë. Më shikon edhe syri përtej asaj që nuk dallohet, madje mund të të di edhe ngjyrën e të brendshmeve, që nuk mund të shikohen, thashë.

Denoncuesja: Po!

Gjyqtari Roland Hysi: Atëherë, atëherë dëgjo Landin! Nuk jam nga ata njerëz, që të të peshoj unë ty, a je për seks apo jo? Sa femra më vijnë mua…! Jo, jo, nuk po ta them, që për të të thënë, që s’je në radhë apo jo. Absolutisht! Biseda ishte komplet në këtë kontekst. Unë i shikoj çdo gjë në sallë të gjyqit dhe kjo më bën atë, origjinalitetin tim, Landin, ky gjyqtari këtu, ky gangsteri. I kam të gjitha, pa diskutim, ta thashë vetë unë…

Denoncuesja: Do çohemi?

Gjyqtari Roland Hysi: Do më përqafosh mua?

Denoncuesja: Po, normale, që po…! Do të marr në telefon!

Gjyqtari Roland Hysi: Do të bësh dashuri me mua?


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas