Sport

Vendimi i argumentuar, KAS: As nuk morëm në shqyrtim provat, Etika shkeli rregulloren














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:37 - 13/04/18 |
mapo.al

Federata shqiptare e Futbollit ka thyer rregulloret e saj duke dhënë një dënim të pabazuar ligjërisht në momentin kur i hoqi titullin kampion klubit të Skënderbeut. Ky është vendimi i dalë nga KAS i Lozanës sot i cili ka bërë të qartë se përfundimi ishte arritur pasi ishte konstatuar se Komisioni i Etikës kishte thyer rregulloret duke dhënë një masë të tillë ndëshkimore.






Sipas panelit të KAS, për të arritur në këtë përfundim as nuk i ishte dashur që të merrte në shqyrtim provat e servirura nga palët, pasi kishte kuptuar se FSHF-ja nuk kishte asnjë bazë ligjore për të marrë këtë masë ndëshkimore, pasi nuk ishte parashikuar në rregulloret e saj.


Njëkohësisht, Paneli nuk e ka quajtur vendimin e sotëm një devijim nga qëndrimi i mëparshëm i KAS rreth raportit BFDS, duke përsëritur edhe një herë se është një mjet i vlefshëm i UEFA-s për të luftuar manipulimet.

Lexo edhe :  Po kjo a ju pëlqen? Ky është mbret, jo thjesht kordhëtar!






VIP Sport ju servir më poshtë vendimin e plotë të KAS të Lozanës rreth çështjes së titullit të Skënderbeut që tregon edhe një herë paaftësinë e FSHF-së dhe se si vendimet e saj shpesh merren në kundërshtim me rregulloret e këtij institucioni./VipSport




1




Etiketa: , , ,

Pas