Aktualitet

Vendimi i Bashës ka hapur rrugën e rënies së Edi Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 11/09/21 |
Basir Çollaku

Zhvillimet e forta brenda Partisë Demokratike, në një farë mënyre ishin të paralajmëruara nga muaj maj i këtij viti, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kur SHBA shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.






Vendimi i Lulzim Bashës, për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, ishte një vendim i fortsforcuar me veshje shqip, por përmbajtje amerikane, ndodhur në PD në kohë ekstreme, në minuta shtesë. Njerëzit më të informuar deri në detaje, rreth asaj çfarë ka ndodhur janë, vendimmarrësit amerikanë në DASH, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, pa përjashtuar të përfshirin e investuar kryesisht dhe intensivisht, kryeministrin shqiptar Edi Rama.


Për Partinë Demokratike, pas stres-depresionit të humbje-plaçkitjes elektorale të prillit, kjo ishte e tepërt. Zhvillimet brenda së djathtës nuk mund të jenë sot e më pas, një skedinë 1, X, 2, për një duel të pretenduar Berisha-Basha, duke formatuar ekipe kundër njëri-tjetrit, brenda skuadrës së madhe të demokratëve. Nje element hapur i dukshëm në këtë bast politk janë demokratët jofitues, të cilët do të dalin nga përballja, më të shpërndarë, përçarë, intaçorë, orientim të turbullt, motive të munguar, duke pyetur se çfarë bëhet andej nga mazhoranca, se ne mbaruam punë me njëri-tjetrin.







Koha nuk ka pronarë, as eprorë. Ajo është pasuri e përbashkët, e cila shtohet apo pakësohet, sipas kontratës dhe përdorjes. Sovranitetin ndaj USA ne e kemi vetëdorëzuar me dëshirë dhe interes brenda, prej më se një shekulli, e kjo na ka mbajtur ende ekzistent si komb dhe shtet. Taksat e brendshme sado delikate, nuk duhet të peshojnë vështirësisht me tepër se peshorja strategjike, ndaj së cilës ne nuk shmangemi dot nga çfarëdolloj dëshirë ta kemi burimin e vullnetit.



Vendimi i Lulzim Bashës, në përgjigje të një ultimatumi amerikan, ka të meta dhe dobësi jo të pakta, por nuk ka brenda alternativa të shumta. Basha ka bërë atë që duhet ta kishte shmangur me çdo mjet, sidomos në këtë periudhë inkubatori të opozitës. Por ai nuk mund ta shmangte këtë vendim edhe nëse vetëlargohej nga posti i kryetarit të PD. “Tradhëtari” i radhës do të qëndronte në detyrë dhe merrte mbështetjen e munguar, nëse do të ekzekutonte urdhërin. Në të kundërt, do të vazhdonim gjatë deri në kryetarin e radhës që do merrte rriskun dhe PD do gjendej e shushatur gjatë. Statuti në PD është një rutinë, e shkelur që nga themelimi, nga lidershipi në 3 dekada.

Rikthimi domosdoshëm i tij, nuk zhbën vendimet. Votimi propozimit amerikan, do i kishte vënë deputetet dhe forumet drejtuese në raport të njëjtë me votimin e reformës në drejtësi, kur rezultati i detajuar i votimit do lexohej nga amerikanët. Në këtë kontekst Lulzim Basha ka marrë përsipër çdo lloj kostoje, por ka mbrojtur edhe kundërshtarët e tij brenda partisë. Demokratët, ata që janë palca e kurrizit të partisë, meritojnë vëmendje dhe mirënjohje maksimale.

Partia Demokratike është aseti kombëtar për t’u ruajtur. Liderët duhet të jenë garanci themelore e kësaj ekzistence. PD nuk ngrihet dot pa demokratët. Nëse i kthejmë kurrizin njëri-tjetrit, do tkurremi, mpakemi dhe plakemi, tej çdo parashikimi. Berisha nuk është lider që largohet fizikisht. Ai është dhe mbetet në PD si fe, nga lindja e saj dhe kjo ia shton vlerat, ku ai duhet të vazhdojë kontributin për ngritjen e saj.

Kjo ngjarje ka hapur rrugën e rënies së Edi Ramës. Ai dhe jo pak bashkëqeveritarë të tij, janë pjesë dominuese e listës “non grata” të USA, e cila nisi me largimin e detyruar të Gramoz Ruçit dhe Lefter Kokës.

Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahiri, Ilir Beqja, Taulant Balla, Erion Veliaj, Jurgis Çyrbja, Rrahman Rraja, deputetet e Tom Doshit dhe Rakipit, Ilir Ndraxhi, Vangjush Dako, janë njerëzit politikë në largim të afërt, më mundësi zero për të rezistuar, pa asnjë shteg mbrojtje nga shefi i tyre Edi Rama, që kryeson largimin. Amerikanët duhet ta përshpejtojnë presionin e tyre, për ta mundësuar atë çka e kanë nisur prej disa kohësh, me përjashtimin e këtyre emrave dhe mjaft të tjerëve, nga jeta vendimmarrëse për Shqipërinë. Kjo i bën ata të sinqertë, siç ne i njohim dhe të ndershëm me shqiptarët, siç ata na bindin ne.

Minsitra të PS do jenë të pandehur në jo pak ditë. Inceneratorët e kanë bërë Lefter Kokën të jetë në hetim dhe SPAK po merret me këtë ngjarje dhe shumë emra të tjerë të papublikuar ende, pjesë e qeverisë dhe disa bashkive në Tiranë, Durrës, Fier dhe qarqe të tjera.

Zhvillimet e trazuara majtas, janë në të mirë të vendit, sepse do detyrojnë Ramën t’u bindet së shpejti amerikanëve për vete dhe bashkëpuntorët, pjesëtarë të listës së papëlqyeshme prej tyre. Shqipëria nuk duhet të qeveriset më nga Edi Rama dhe ky njëherësh do të jetë edhe qëndrim i aleatëve tanë strategjik. BE, prej kohësh ka kërkuar të ndodhë ky ndryshim, për të cilin amerikanët kanë nisur të bien dakord.

21


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas