Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cilëson si lajm shprese për Shqipërinë vendimin e BE-së për çeljen e negociatave.
“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira”, thotë Kryemadhi.