Aktualitet

Vendimi i EMA, Italia, Franca e Gjermania do rinisin vaksinimin me AstraZeneca














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:31 - 19/03/21 |
mapo.al

Pas vendimit të Agjencisë Evropiane të Barnave, që doli në përfundimin se vaksina AstraZeneca nuk shkakton mpiksje të gjakut, shtete si Italia, Gjermania dhe Franca, të cilat e kishin pezulluar përkohësisht injektimin e kësaj vaksine në popullatë, priten të rinisin procesin e vaksinimit.





Lajmi në rastin e Italisë është vërtetuar nga kryeministri Mario Draghi. Në Francë, kryeministri Jean Castex tha se nuk ka asnjë arsye që vendi të mos e rifillojë vaksinimin me AstraZeneca.


Ndërsa Gjermania e ka konfirmuar rifillimin, me anë të një njoftimi të autoriteteve në Berlin.





Letonia, Lituania, Qipro, Luksemburgu dhe Sllovenia do e rifillojnë përdorimin e vaksinës, ndërsa Portugalia, Spanja dhe Holanda do e rifillojë të hënën.



Kujtojmë se prej javësh, vaksina e prodhuar nga Oxrofd-AstraZeneca ka qenë në shënjestër të mediave dhe ekspertëve, për shkak të pretendimeve se shkakton mpiksje të gjakut.

Lexo edhe :  Manastirliu publikon shifrat: Ja sa qytetarë janë vaksinuar deri më sot

Në 17 milionë dozat e bëra në mes të Evropës dhe Britanisë së Madhe deri më tani, vetëm 37 raste janë konfirmuar se kanë pasur komplikacione të mëvonshme, një shifër kjo e papërfillshme sipas ekspertëve.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas