Aktualitet

Vendimi i KAS për fletën e votimit- Bardhi: PS ka turp nga lista e saj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:26 - 03/04/21 |
mapo.al

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KAS për të marrë në konsideratë ankesën e socialistëve, të cilët kërkuan heqjen e emrave nga fleta e votimit duke përdorur vetëm numrat.






Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se PS ka turp nga emrat e saj në listën e kandidatëve përndaj edhe kërkon t’i fshehë.


Parti që ka turp nga emrat e kandidatëve të saj, dhe i fsheh pas numrave, njëlloj siç bëhet identifikimi i të burgosurve. Skanë faj, me Rrahmanët që kanë në listë, rruga e vetme që kanë është fshehja pas numrave”, shkruan Bardhi në Facebook.







Fleta e votimit është bërë shkak për një ngërç dyjavor të institucioneve që administrojnë procesin zgjedhor në vend. Demokratët kërkuan një fletë votimi ku krahas numrave të shënoheshin edhe emrat e kandidatëve, ndryshe nga socialistët, të cilët kërkonin të shënohej vetëm numri i kandidatit dhe jo emri.

Lexo edhe :  Bashkëpunim Rama-Basha, Ahmetaj: Shtrirja e dorës është e sinqertë


Palët paraqitën argumente të ndryshme për  të mbështetur argumentet e tyrem duke bërë që KAS të miratojë kështu kërkesën e socialistëve.



Kështu, me datë 25 prill, zgjedhësit duhet të mbajnë mend mirë numrin e kandidatit që do të mbështesin.

LEXO EDHE:

KAS rrëzon fletën e votimit me emra, pranohet propozimi i PS: Renditja me numra

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas