Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, VV: Hapi i parë drejt bërjes drejtësi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:37 - 02/07/21 |
mapo.al

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin kombëtar.






Përmes një postimi të ndarë në Facebook, Vetëvendosje shkruan se ky vendim shënon një fitore për mbrojtjen e trashëgimisë, qytetin dhe rezistencën qytetare.


Sipas Vetëvendosjes, ky vendim është vetëm hapi i parë në rrugën e vendosjes së drejtësisë ndaj krimit institucional të shembjes së këtij monumenti të trashëgimisë kulturore.







Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje:




Rindërtim dhe drejtësi pas fitores së Teatrit Kombëtar në Kushtetuese Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese (GJK) ka shpallur si antikushtetues Ligjin Special për Teatrin Kombëtar (TK) dhe vendimin për shembjen e tij më 17 maj 2020. Njëkohësisht GJK ka ndaluar punimet për një objekt të ri mbi truallin e Teatrit. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri e përshëndet këtë vendim që shënon një fitore për mbrojtjen e trashëgimisë, qytetin dhe rezistencën qytetare.



Ky është vetëm hapi i parë në rrugën e vendosjes së drejtësisë ndaj krimit institucional të shembjes së këtij monumenti të trashëgimisë kulturore dhe dhunës së shfrenuar policore. Me këtë vendim, protestat në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u dëshmuan të drejta. Tani Teatri Kombëtar duhet rindërtuar mbi truallin e vet, me teknikat dhe materialet autentike për të ruajtur memorien kolektive dhe trashëgiminë tonë të përbashkët.

Nga ana tjetër, për ta çuar drejtësinë deri në fund, institucionet duhet të hetojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit në zyrat e pushtetit që morën vendimin e shembjes dhe urdhëruesit e dhunës policore mbi qytetarët që mbrojtën Teatrin Kombëtar.

Pak më parë, Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas