Aktualitet

Vendimi i Kuvendit për betimin/ Meta: Atentat mafioz, Komisioni i Venecias u habit nga vendimi i Parlamentit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:48 - 17/02/20 |
mapo.al

Presidenti Meta në studion e “Open” tha se mazhoranca u tall me Venecian. Kuvendi miratoi pak ditë më parë, me 87 vota pro ndryshimet për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Sipas këtyre ndryshimeve, Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin. Pra roli i Presidentit në këtë proces tashmë është anashkaluar plotësisht.


“E thirrën atë këtu e votuan natën në fshehtësi të plotë ligjin për betimin e Gjykatës Kushtetuse. Komisioni i Venecias u habit nga vendimi i Parlamentit. Ata i thanë ju erdhët, por ne e miratuam dje dhe nuk do të diskutojmë më për këtë gjë. Çdo gjë që është shkruajtur në Kushtetutë për këtë gjë është shkruajtur nga Venecia. Këtu kemi të bëjmë me rrëmbim të Gjykatës Kushtetuese.


Vendimi është një atentat mafioz. Mafia është kjo. Në 8 nëntor pikërisht në ditën e partisë, kryetari i Kuvendit i dërgon letër Dvoranit dhe i thotë: Brenda ditës së sotme Kuvendi kërkon të njoftohet për procesin e emërimeve në drejtësi. Dvorani brenda ditës i kthen përgjigje:


Nuk ka ardhur asnjë njoftim nga institucioni i Presidentit të Republikës. Po kështu edhe në faqen zyrtare të Presidentit nuk rezulton të jetë bërë publike njoftimi për vakancat. Kjo është e turpshme, një gënjeshtër e madhe”.-tha Meta.


LEXO EDHE: 


Donacionet/ Meta: Nuk ishte mbështetje për qeverinë, por për njerëzit e prekur nga tërmeti

 


Etiketa: ,

Pas