Lulzim Basha thirri sot pasdite kryesinë e PD-së e më pas dhe grupin parlamentar (ish-deputetët). Burimet thanë se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që të vijohet me skemën e fundit të protestës: “Çdo të enjte pasdite do të ketë bllokim të rrugëve, në disa arterie kryesore”. Ndryshimi qendron tek orari. Nëse protesta e kësaj të enjte ishte një orë (18:00-19:00), protesta e së enjtes së ardhshme do të jetë 2 orë dhe pas 2 javësh protesta do të zgjasë plot 3 orë. Aksioni opozitar sa vjen e përshkallëzohet…
Jo vetëm kaq në ditë të ndryshme do të ketë protesta lokale në qytete e fshatra, sipas problematikës së zonave. Ndërsa protesta kombëtare do të jetë më 11 Maj përpara Kryeministrisë.
/Mapo.al