Aktualitet

Vendimi i Trump: Nëse leksionet zhvillohen online, studentët e huaj të largohen nga SHBA





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:53 - 07/07/20 |
mapo.al

Administrata amerikane nuk jep më viza për studentët e huaj nëse leksionet e universiteteve të tyre do të mbahen online për shkak të pandemisë. Lajmi u konfirmua nga zyra amerikane për emigracionin.


Universiteti i Harvardit do të ofrojë vetëm leksione online për vitin e ardhshëm akademik.


Ky universitet bën të ditur se vetëm 40 për qind e studentëve mund të ndjekin leksionet në sallë, ndërsa studentët e huaj duhet të largohen nga vendi, dhe të gjejnë një alternativë për të qëndruar ligjërisht në territorin amerikan.


Vendimi prek mijëra studentë të huaj që shkojnë në Amerikë për të ndjekur universitetin apo për të marrë pjesë në programe formimi. Prej disa muajsh kurset universitare në SHBA zhvillohen nëpërmjet internetit duke bërë që mijëra studentë të jenë të detyruar të largohen nga kampuset.


Ndërkohë që universitetet amerikane më të njohura përgatisin programet për muajt e ardhshëm, në Princeton do të mund të ketë akses në kampus vetëm gjysma e studentëve ndërsa të tjerët do të ndjekin mësimin online nga shtëpia. Por pavarësisht kësaj pagesa nuk do të ndryshojë; çdo student do të duhet të paguajë 49.700 dollarë në vit.


Etiketa: , , ,

Pas