Aktualitet

Vendimi në Gjermani/ Të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:21 - 22/09/21 |
mapo.al

Gjermania merr një vendim tepër drastik në luftën ndaj pandemisë. Ata që nuk janë vaksinuar ndaj Covid-19 dhe infektohen nuk do të përfitojnë kompensim ose pagë për periudhën që do të futen në karantinë.






Vendimi do të zbatohet duke nisur nga 1 nëntori. Kritikët e konsiderojnë atë një masë të barabartë me vaksinimin e detyrueshëm.


Sipas skeptikëve, vendimi do të detyrojë shumë punonjës që të imunizohen pasi nuk mund ta përballojnë që të qëndrojnë në shtëpi pa të drejtë page, nëse infektohen me Covid-19.







Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u është përgjigjur këtyre kritikave duke theksuar se vendimi është i drejtë dhe se të tjerët nuk duhet të paguajnë për ata që vendosin të mos vaksinohen.



1




Etiketa: ,

Pas