Aktualitet

Vendimi për Berishën kërkon diskutim e debat nga PD, jo mbyllje e heshtje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:29 - 07/08/21 |
Mapo.al

Nuk ka dyshim se një nga goditjet më të forta që ka marrë Partia Demokratike kohët e fundit ishte dekreti i Sekretarit të Shtetit, Blinken, për ta shpallur Sali Berishën dhe familjen e tij, non grata në SHBA. Një masë e ashpër dhe dërrmuese në aspektin politik dhe moral për liderin historik të demokratëve.






Po nuk mjafton kjo, tanimë PD-së, SHBA i kërkon në mënyrë të vendosur dhe konseguente, largimin e Berishës nga grupi parlamentar.


Duhet pranuar se ky është një moment kulminant për gjithë skenën në vend. Dhe po ashtu një moment me interes të madh publik. Kemi të bëjmë me një akt që me siguri nuk është i pari, po as nuk do të jetë i fundit.







Është e gjithëpranuar tashmë se kreditet e SHBA në vendin tonë mbeten të padiskutueshme dhe të pakontestueshme. Kemi të bëjmë jo vetëm me një instancë të fuqishme institucionale, duke qënë aleati ynë kryesor strategjik dhe vendi më i fuqishëm i botës njëkohësisht, por po ashtu, SHBA ngelet në Shqipëri edhe një autoritet moral me konsensus masiv.




Teksa një akt të tillë nga përtej oqeanit do të jetë e vështirë dhe marrëzi ta sfidosh, nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që të mos ketë debat mbi të.

Lexo edhe :  Berishën si produkt i PD-së, apo Bashën si produkt i Berishës?


Është e çuditshme se si PD ka rënë në një heshtje të thellë dhe kjo, që është një prej orëve deçizive dhe përcaktuese për të ardhmen, trajtohet vetëm nëpër tavolina.

Shpallja non grata dhe kërkesa për largim nga skena politike e ndoshta aktorit më të rëndësishëm në vend në këto 30 vite, do të duhej të prodhonte diskutim publik.

Sepse kemi të bëjmë me një moment që prodhon politikë ndoshta më shumë se disa zgjedhje bashkë.

Ndaj ka aty shumë interes publik. PD duhet ta ketë guximin të përballet me këtë çështje, të mos struket, apo frikësohet, dhe sidomos ta trajtojë atë faqe njerëzve.

Ajo pretendon se është një parti e shoqërisë dhe duhet ta ndajë pikërisht me shoqërinë këtë siklet që ka. Duke e ekspozuar para opinionit, jo duke e mbajtur të fshehtë në zyrë, PD i rrit shanset që ta ketë më të lehtë dhe me më pak kosto vendimin që do të marrë deri në fund të gushtit, ose në fillim të shtatorit.

Tashmë asgjë nuk është sekret.

Ka një mënyrë për ta kapërxyer këtë çast delikat, dhe ndoshta për t’u ringritur pas kësaj goditje, dhe kjo mund të arrihet duke folur, duke adresuar problemin, jo duke heshtur e duke e mbajtur në sirtar.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas