Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për dënimin e ish-kryeprokurorit e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja vlerëson sipas saj pozicionimin e drejtësisë kundër zyrtarëve të korruptuar.
Kim thotë se prokurorët duhet të vazhdojnë të ndarmarrin veprime kundër këtyre zyrtarëve që keqpërdorin pozitën për t’u pasuruar.
Sipas Ambasadores Yuri Kim askush nuk është mbi ligjin.
“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin,” ka shkruar Kim.
LEXO EDHE:
Apeli e dënoi me dy vite burg, Adriatik Llalla arratiset nga Shqipëria