Aktualitet

Vendimi për negociatat, Rama: Sot ka vetëm një festë, të çlirohemi nga armiku i padukshëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:58 - 24/03/20 |
mapo.al

Shqipëria mori sot lajmin e mirë pasi në Bruksel, Këshilli i Ministrave të BE-së, vendosi që të çelë negociatat me vendin tonë dhe me Maqedoninë e Veriut. Pas këtij lajmi kryeministri Edi Rama tha se vendi “hyri në një fazë të re të historisë”.


Po njësoj do vazhdojmë e do bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na e kërkojnë ata që sot na thanë më në fund po, por se na e kërkon amaneti i të parëve dhe borxhi ndaj fëmijëve tanë.



S’do ndalemi në plotësimin e çdo detyre deri sa të hyjmë në dhomën e madhe të ndenjes së BE, ku më në fund eshtrat e rilindasve do prehen të qeta në varrezat e dëshmorëve të Evropës, ku do valëvitet i barabartë mes të barabartëve edhe flamuri kuqezi i Gjergj Kastriotit.


Deri atë herë puna për tu bërë është ende e madhe. Nuk do bënim festë edhe sikur kjo kohë e shumëpritur të na gjente në kohë paqe. Sot ka vetëm një festë në mendjen time, e çlirimit nga ky armik i padukshëm që na ka sulmuar egërsisht.

Sot jetoj çdo ditë për atë ditë. Ditën e çlirimit ku t’ja kemi dalë t’i mbijetojmë kësaj lufte”.


Etiketa:

Pas