Aktualitet

Vendimi për provat-Bardhi: KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:30 - 12/05/21 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të Komisionit për Ankesa dhe Sanksione që nuk pranoi kërkesën e PD për të marrë prova shtesë nga istitucionet shtetërore për zgjedhjet në Gjirokastër.






“Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve”, shprehet Bardhi.


Statusi nga Gazment Bardhi:







Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Lexo edhe :  Zyrtari i lartë: Trump kandidon për President në 2024, Grenell krahu i djathtë


Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.



Ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor. Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit.

Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas