Aktualitet

Votë me email për shembjen e Teatrit, Meta: S’mund ta besoj që kjo ka ndodhur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 15/05/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit të këshilltarit opozitar në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, i cili botoi sot dokumente ku pretendonte se Veliaj manipuloi mbledhjen e këshillit bashkiak, për marrjen e vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar.


Me një shënim në Facebook, ku ka shpërndarë edhe lajmin për denoncimin e Topollaj, Kreu i Shtetit Shkruan: Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!



Më herët, nëpërmjet një shënimi në facebook, Topollaj shkroi se Veliaj ka vendosur shembjen e teatrit përmes një e-maili, ndërsa ka publikuar edhe këto të fundit.


“Mëngjesin e 13 majit në postën time elektronike më kish ardhur njoftimi për mbledhje Këshilli Bashkiak online (i thëncin) ku në asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk përmendej cështja e Teatrit. Të nesërmen, dt 14 maji, një e-mail tjeter lajmëronte shtimin e cështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar me lajmërimin se këshilltarët do mund të dërgonin votën e tyre nëpërmjet e-mail më 15 maj, ora 12:00. As diskutime dhe asgjë tjetër përvec votës pro ose kundër në Këshillin me një opozitar të vetëm, përfaqësuesin e Bindjes Demokratike atje, që jam unë”, shkroi Topollaj mes të tjerash.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas