Kryesore

Vendimi për shembjen e Teatrit/ Meta akuza të forta Veliajt: Akt kriminal





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:34 - 15/05/20 |
mapo.al

Pas një vizite në Myftininë e Kavajës, presidenti Ilir Meta dha mesazhe të qarta politike kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.


Ndërsa e krahasoi xhestin njësoj me atë që komunizmi bëri ndaj kishave e xhamive, Meta shtoi se kjo e Teatrit është një marrëzi nga e cila duhet të tërhiqet Bashkia. Kreu i shtetit po ashtu i cilësoi aktet e ndërmarra si një veprimtari të strukturuar kriminale.


“Teatrin e mbron më mirë se çdo gjë Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon. Më duket marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj cështje që ka marrë dimension të qartë ndërkombëtar. U njoha me reagimin e komisioneres së BE për kulturën, e cila bën thirrje për mbrojtjen e këtyre vlerave, jo për përplasje.


Nuk kam diçka të re nga 24 orët e mëparshme kur dola me padi. Por nuk besoj dot disa fakte dhe akte, një pjesë e së cilave janë denoncuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Prokurori. Më duket një papërgjegshmëri përtej cdo ekstremi dhe llogarie. Nuk kemi të bëjmë thjesht me shkelje të Kushtetutës, përmbysje të pariemve të shtetit të së drejtës, thjesht me përgjgjësi penale të personave që po e prishin, por aktet e fundit të bëra publike flasin në mënyrë të qartë për veprimtari të strukturuar kriminale”,- tha Meta.



Etiketa: , ,

Pas