Aktualitet

Shembja e Teatrit, Topollaj: Vendimi u mor me email, Veliaj manipuloi mbledhjen








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:54 - 15/05/20 |
mapo.al

Anëtari i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Fabian Topollaj ka publikuar emali-et e Këshillit bashkiak ku njoftohet diskutimi mbi mirartimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar.


Në email-et e publikuara nga Topollaj, vihet re se votimi elektronik për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar do të zhvillohej ditën e sotme, ndërkohë që se dje ka qarkulluar dokumenti me firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Toni Gogu për shembjen e ndërtesës.


Ai thotë se në 13 maj janë njoftuar për një mbledhje që do të zhvillohej online 2 ditë më pas, pra në 15 maj, por çështja e Teatrit nuk ishte fare në axhendën e punës.



Duke qenë se tashmë s’kanë më se çfarë të diskutojnë, Bashkia lajmëroi për zhvillimin e një mbledhje tjetër të Këshillit të hënën më 18 maj ora 11.00, ku tashmë do të diskutohet ndërtimi i godinës së re.


Në 14 maj u njoftuan se do të shtohej edhe pika e shembjes së Teatrit, por secili do të deklaronte votën me e-mail dhe se nuk do të kishte diskutime. Sipas Topollajt nuk u prit as 15 maji, por menjëherë, bashkia shpalli mbrëmjen e 14 majit se kishin votuar pro 60 nga 62 anëtarë që ka këshilli.


Topollaj shton se “në vend të debatit Veliaj bën akrobacira vetëm e vetëm që të fshehi vendimin e prishjes dhe që mendimin e tij të mos mund ta shpreh as këshilltari i vetëm opozitar në sallën e
Këshillit Bashkiak”.

Postimi i plotë

Veliaj gënjeu përsëri, Teatrin e prishi dje me e-mail. Ja se si u manipulua mbledhja e Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar. Vetëm rastësisht kuptova se Këshilli Bashkiak paska dakordësuar tashmë shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa po i hidhja një sy e-maileve pas disa netësh pa gjumë për shkak të një fatkeqësie familjare, zbulova se brenda pak orësh Bashkia Tiranë kishte vendosur nëpërmjet email-it prishjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar dhe menjëherë kishte caktuar mbledhje për të diskutuar projektin e godinës së re në atë truall.

Mëngjesin e 13 majit në postën time elektronike më kish ardhur njoftimi për mbledhje Këshilli Bashkiak online (i thëncin) ku në asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk përmendej cështja e Teatrit. Të nesërmen, dt 14 maji, një e-mail tjeter lajmëronte shtimin e cështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar me lajmërimin se këshilltarët do mund të dërgonin votën e tyre nëpërmjet e-mail më 15 maj, ora 12:00. As diskutime dhe asgjë tjetër përvec votës pro ose kundër në Këshillin me një opozitar të vetëm, përfaqësuesin e Bindjes Demokratike atje, që jam unë.

Por Lali Eri nuk paska duruar as të vinte data 15 maji, sepse sic raportuan mediat mbrëmë dhe sipas disa burimeve nga Bashkia, mbledhja ishte mbyllur brenda disa orësh, sapo në adresën e-mail të sekretarisë së Këshillit Bashkiak kishin dërguar votën e tyre pro vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar 60 këshilltarë. Dhe pasi kishin prishur Teatrin nëpërmjet postës elektronike, Bashkia lajmëroi po dje zhvillimin e një mbledhje Këshilli të hënën më 18 maj ora 11, ku tashmë do të diskutohej ndërtimi i godinës së re.

Për të mos u marrë më me idjotësinë e vendimit të braktisjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, që nëse nuk do të ndodhte do i pamundësonte Veliajt prishjen e Teatrit për shkak të mungesës së shumicës së cilësuar të votave që kërkohet në Këshill, në këtë rast, të cudit hermetizmi i punës së Bashkisë edhe në kushtet kur kontrollon 60 nga 61 këshilltarë bashkiakë. 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas