“Rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se me Edi Ramën kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës nuk ka ndëshkim nga drejtësia, as për krimin, as për politikanët e lidhur me të”. Kështu deklaroi sot Gazment Bardhi nga selia e PD-së.
Por tjetër gjë mendon partia e Saimir Tahirit, që e bëri atë ministër të Brendshëm në mandatin e parë qeverisës.
Në fakt PS-ja dhe as Edi Rama nuk kanë bërë asnjë reagim zyrtar, por në emër të tyre ka bërë një deklaratë të shkurtër, Elisa Spiropali.
E pyetur nga mediat ajo është shprehur se “vendimi i gjykatës për Saimir Tahirin është çështje e drejtësisë, jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën”.