Dy të rinj janë vendosur në pranga në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, pasi po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës.
Bëhet fjalë për të identifikuarit me inicialet L.N. 28 vjeç dhe Th.S., 22 vjeç – të dy banues në Divjakë.
Ata u ndaluan në afërsi të fshatit Grapsh, dhe gjatë operacionit iu gjet dhe sekuestrua makina tip “Mercedez-Benz” me të cilën po transportonin emigrantët, si dhe dy aparate celulare.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e Frontex, ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët ishin duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Gjatë operacionit është sekuestruar 1 automjet dhe 2 aparate celulare.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz”.