Aktualitet

Vendosnin skedina me telefon, procedohen 6 persona në Elbasan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:54 - 25/06/21 |
mapo.al

Gjashtë persona në Elbasan janë proceduar penalisht pasi ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.






Shërbimet e policisë konstatuan katër subjekte që ishin përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.


Janë proceduar penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit:







Sh. P., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;



R. C., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. B., 26 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit R. C., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

Lexo edhe :  Porositi dy vrasje, Prokuroria e Elbasanit çon në SPAK dosjen e Erjon Alibejt


A. Q., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

K. P., 17 vjeç dhe K. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit K. B., shtetasit K. P. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe internet për bastet sportive.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas