Kryesore

‘Venecia’ i jep të drejtë Metës për ‘Kushtetuesen’, Dvorani shpërfilli ligjin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:26 - 19/06/20 |
mapo.al

Publikohet zyrtarisht opinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe konfliktin mes presidentit e kryeministrit.


Sipas paragrafit, ’98’ të draftit, Presidenti Meta nuk ka kryer asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese teksa veprimet e tij janë të justifikuara dhe të arsyeshme.


“Venecia” e quan si të justifikueshëm emërimin nga Presidenti të kandidates së dytë, si dhe, të arsyeshëm refuzimin nga Presidenti të betimit të Arta Vorpsit.


Sa i përket zgjidhjes së kësaj situate, Venecia thotë se do ishte më mirë që gjyqtarët të betoheshin tek Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, por duke qenë se nuk ka një të tillë momentalisht në Shqipëri, kthehet në luftë midis dy institucioneve Presidencës dhe Kuvendit.


Por ‘Venecia’ thotë se vetëm nëpërmjet dialogut ndërinstitucional konstruktiv dhe bashkëpunimit, mund të zgjidhet kjo situatë dhe të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

“Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht”, shkruhet në paragrafin 98 të raportit.

Image

Në raportin përfundimtar për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, Venecia thekson se kreu i KED-së ishte shkaktari kryesor i përplasjes midis Kuvendit dhe Presidentit për listën e kandidatëve të Kushtetueses.

Komisioni thekson se KED duhet të respektojë afatet e rrepta gjatë procesit të emërimit, ndërsa dy listat për Presidentin dhe Kuvendin i dërgoi brenda 6 ditësh. Duke cituar deklaratën e Dvoranit për këtë çështje, Komisioni thekson se shpjegimi i tij për përgatitjen e listave të plota morën më shumë kohë, nuk duket i besueshëm.

Pjesë e nga opinioni përfundimtar i Komisionit:

  1. Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente. Transparenca është thelbësore për të fituar besimin e publikut në procedurën e emërimit, pra në vetë Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (nenet 149 / d (3) dhe 179 (11) të Kushtetutës). Përkundrazi, në zbatim të rregullit 41 të vendimit të KED Nr. 4, datë 11.03.2019 për Procedurën e Verifikimit të Kandidatëve për vakancat e lira në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, “diskutimet mbi çështjen, si dhe votimi i vendimit do të bëhet vetëm në praninë e anëtarëve të Këshillit.”


Etiketa: , , ,

Pas