Komisioni i Venecias miratoi raportin për mendimin e kërkuar në lidhje me çështjen e dekreteve presidenciale për zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e vlerësoi raportin.
“Draft-opinioni është i plotë dhe analiza është shumë profesionale. Kam disa propozime për amendimin e raportit. Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Shkeli të drejtën themelore të drejtën për t’u zgjedhur”, deklaroi Balla.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i zëdhënësit të presidencës, Tedi Blushi.
“Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias. Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura.
I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draf-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.
Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.
Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes,” shkruan Blushi.