fbpx

Aktualitet

Venecia, Spiropali: Komisioni për shkarkimin e Metës do vijojë punën





               Publikuar në : 12:17 - 29/09/19 |
mapo.alm

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, në të cilin thuhej se ai ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e 30 qershorit.


Spiropali ka zbuluar hapin e radhës të Komisionit Hetimor Parlamentar për Presidentin Meta, teksa ka deklaruar se pas raportit të “Venecias”, ky komision do të vazhdojë punën sipas procedurës, duke vlerësuar të gjitha elementët që Komisioni i Venecias ka përcaktuar.



“Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje, është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit të Republikës.
Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës duke vlerësuar të gjitha elementet që dhe komisioni i Venecias ka përcaktuar, ne jemi të vendosur qe si maxhorancë dhe si Parlament të mbrojmë ligjshmërinë në vend.


Ligjin nuk mund ta shkelë një qytetar i thjeshtë, nuk mund ta shkeli mbi të gjitha Presidenti i Republikës, i cili duhet të jetë garant i ligjit dhe garant i unitetit të popullit”, ka thënë Spiropali nga Kolonja, në ditën e trashëgimisë kulturore.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas