Manuel Ricardo Cristopher Figuera që ka qenë në krye të policisë sekrete të Venezuelës, është larguar nga rrethi ngushtë i presidentit Nicolas Maduro. Ndërkohë Venezuela ka hyrë në ditën e dytë të trazirave. Në një letër të drejtuar popullit venezuelian, Figuera ka shkruar se “deri më tani i bindej udhëheqësit Maduro, por se tani është koha që të ‘rindërtohet shteti’”.
“Ka ardhur koha, që ne të shikojmë një formë ndryshe për të bërë politikë. Shërbyesit e lartë shtetërorë, janë pasuruar së tepërmi dhe korupsionin e praktikojnë si sport” ka shkruar Figuera.
Letra që po qarkullon në rrjetet sociale, është hulumtuar nga një ekspert në Shtete e Bashkuara, që ka konfirmuar se ai është autori që e ka shkruar. /B.W/