Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa komentonte në emisionin “Zonë e Lirë” përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, tha se është një vendim, të cilin një kryetar s’mund ta bëjë i vetëm, duke nënkuptuar atë çka ka deklaruar edhe më herët, një pazar Rama-Basha.
Berisha tha se Lulzim Basha shkelmoi statutin e Partisë Demokratike. Sipas Berishës, teksa tha se ka një pazar Rama-Basha, deklaroi se mund të ketë një përfitim të nëndheshëm nga kreu i qeverisë Rama, për të cilin duhet investiguar.
Më tej, Berisha theksoi se Basha zgjodhi çnderimin, dhe jo betejën. Sipas ish-kryeministrit, Basha është detyruar të marrë vendim pa pyetur askënd në Partinë Demokratike.
LEXO EDHE: