Ambasadorja amerikane Turi Kim thotë se reforma në drejtësi po fillon të japë rezultate, pavarësisht se po shtohen përpjekjet për minimin e saj, siç po ndodh me vetingun.
Në një postim në Twitter, Kim vazhdon më tej duke thënë se veprimet e këtyre personave nuk janë aq të fshehura sa ata mendojnë. Ambasadorja rithekson se Joe Biden dhe SHBA do ta vijojnë luftën kundër korrupsionit.
“Teksa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vettingun. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.
Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare Memorandumi i 3 qershorit 2021, që lufta kundër korrupsioni është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkruan Kim.