Aktualitet

Versionin më të ri të “Physical” Dua Lipa e sjell në bashkëpunim me artisten koreanen Haw Sa





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:41 - 18/03/20 |
mapo.al

Pas pëlqimit nga publiku i këngës  “Physical”, Dua Lipa solli në ‘audio’ një version tjetër në bashkëpunim me këngëtaren koreane, Hwa Sa.


Kjo këngë ka arritur të grumbullojë mbi 55 milionë klikime në platformën ”YouTube”.


Këngëtarja me famë ndërkombëtare,Dua Lipa, shprehet e lumtur që kishte mundësinë të bashkëpunonte me këtë artiste dhe shpreson se një ditë do të ketë mundësinë të këndojë live me të këtë këngë. “E dua këtë vajzë dhe energjinë e saj dhe jam shumë mirënjohëse që u mblodhëm për këtë në anët e kundërta të botës. Muzika i bashkon njerëzit dhe unë shpresoj që të ndriçojë pak ditën tuaj gjatë kësaj kohe ku unë mendoj se kemi nevojë për muzikë më shumë! Shpresojmë që një ditë të performojë së bashku”, ka shkruar Dua.

 

“Physical” është një nga këngët e albumit të saj më të ri “Future Nostalgia”, i cili do të lansohet i plotë më 3 prill.Deri më tani, Dua ka publikuar tre këngë nga ky album: “Don’t Start Noë”, “Future Nostalgia” dhe “Physical”.


Etiketa: , , ,

Pas