Aktualitet

Veseli në Hagë/ Basha: Askush s’mund ta përdhosë luftën e Kosovës





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 22:58 - 07/11/19 |
mapo.al

Lideri demokrat i Shqipërisë, Lulzim Basha reagoi në mbështetje të kreut në detyrë të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, teksa haga i çoi fletë-thirrje.


“Askush nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur në Hagë do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë nga pushtimi dhe shtypja çnjerëzore”, shkruan Basha në Twitter.



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është thirrur nga Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë. Në një konferencë për media, ai tha se do të intervistohet më 4 dhjetor në Hagë.


“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë”, ka thënë Veseli.

Lexo edhe:

Kadri Veseli thirret në Hagë: Lufta e UÇK ishte e drejtë

 


Etiketa: , ,

Pas