Kryesore

Veseli: Nëse do të ishte ngritur baza ruse, do kishte luftë Kosovë-Serbi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:05 - 25/01/19 |
mapo.al

I ftuar në studiot e A2 në intervistë me gazetarin Endri Xhafo, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka zbuluar një detaj të rëndësishëm kur deklaroi që letra që presidenti i SHBA Donald Trump i ka dërguar homologut kosovar Hashim Thaçi nuk përmban një kërkesë korrigjimi për kufijtë.






Sipas Veselit, letra e presidentit amerikan “është një ngjarje shumë pozitive, që ne po e marrim në konsideratë seriozisht”, por që nuk përmban diskutime për kufijtë, sepse “SHBA asnjëherë nuk ka folur për korrigjim të kufijve”.


Hipoteza e shkëmbimit territorial midis Kosovës dhe Serbisë është e propozuar nga Serbia dhe Rusia, dhe nuk është qasja e presidentit Thaçi, i cili është “për një marrëveshje komprensive” ku diskutohet edhe për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën.







Për këto të fundit, Veseli deklaroi që ai respekton “faktin që këto të jenë brenda Serbisë, por në qoftë se Serbia nuk i trajton ato qytetarë në mënyrë dinjitoze, pse mos të bashkohen?”.



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë intervistës në A2 foli për një moment edhe për kandidaturën e bujshme të një kosovari, Gent Cakaj, si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.



“Nuk dëshiroj të përfshihem”, thotë Veseli, që gjykon polemikat si “çështje konsumi e brendshme, e Shqipërisë, që ai dëshiron të jetë “gjithmonë më e fuqishme në arenën ndërkombëtare”.

Lexo edhe :  Pse Merkel s'e vizitoi Kosovën?

Ai pohon se e njeh personalisht zv. ministrin e Jashtëm., dhe e cilëson si “një djalë të shkëlqyeshëm”, por nuk dëshiroi të diskutonte postin  e tij akoma më të rëndë tashmë që do të jetë ai de facto titullari i Ministrisë. “E lejmë për më vonë”, përfundon Veseli.

Gjatë intervistës në programin I ftuari me Endri Xhafon në A2 CNN, kreu i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë demokratike të Kosovës ka përmendur edhe një kërkesë të Rusisë për një bazë ushatarake në Nish të Serbisë, ku sot gjendet një personel prej 190 personash, që kryeparlamentari Veseli refuzoi t’i etiketojë se çfarë janë.

Por sipas tij, nëse kjo bazë ushtarake ruse në Serbi do të ishte ngritur, rreziku i luftës mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte real, pavarësisht pranisë së trupave të Natos në Kosovë.

Sipas zotit Veseli ka qenë Bashkimi evropian që ka bindur presidentin serb Vuçiç që t’i rezistojë kësaj kërkese të Moskës. Kryeparlamentari Veseli, pavarësisht vizitës shtetërore të Presidentit Vladimir Putin më 17 janar në Serbi, mohoi kategorikisht që Rusia të jetë duke luajtur ndonjë rol në rikonfigurimin e Ballkanit dhe se Kosova nuk do të shërbejë si alibi për veprimet ruse në Krime apo vende të tjera.

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas