Gruaja e presidentit të Francës, Emmanuel Macron është kritikuar së fundmi nga qytetarët francezë për shkak të një veshjeje, të cilën e kanë konsideruar të kushtueshme. Gjatë një vizite zyrtare në Egjipt disa javë më parë, Brigitte Macron u shfaq e veshur me një kostum ngjyrë të hirtë ndërsa në këmbë kishte një palë atlete nga marka “Louis Vuitton”, të cilat kushtojnë nga 580 deri 800 euro.
Ka qenë pikërisht çmimi i atleteve shkaku që ka provokuar qytetarët e thjeshtë por edhe mediat franceze që të mos kursejnë kritikat ndaj Zonjës së Parë.“Gruaja e presidentit shkel mbi rrogën e një punëtori të klasës së ulët në Francë”-ishte një prej komenteve shpotitëse ndaj 65-vjeçares. Brigitte iu përgjigj kritikave, duke u shprehur se të vërtetë veshjet që mban nëpër takime zyrtare i merr hua dhe se njëkohësisht u bën reklamë stilistëve vendas.